Gjumi 20 rreziqet qe ju kanosen nese nuk flini mjaftueshem

Gjumi: 20 rreziqet qe ju kanosen nese nuk flini mjaftueshem

Teksa njerëzit po e shkurtojnë gjithnjë e më shumë orarin e gjumit, vihet në pah rëndësia e tij për shëndetin dhe lumturinë

Në kulturën e sotme, humbja e gjumit është një problem madhor. Në vitin 1942, njerëzit flinin mesatarisht 8 orë gjatë natës, tani njerëzit flenë 6.8 orë, ndërsa koha ideale e të fjeturit do të ishte 9 orë. Me mungesën e gjumit vijnë edhe rreziqet e mëposhtme që mund t’ju ndikojnë tepër negativisht në shëndet.

1. Irritimi. Sipas shkencëtarëve izraelitë, ankesat, irritimi dhe luhatja e humorit janë simptomat më të zakonshme të një nate pa gjumë.

2. Dhembja e kokës. Shkencëtarët nuk e dinë akoma me saktësi përse mungesa e gjumit sjell dhembje koke, por është një lidhje që doktorët e kanë hasur për më shumë se një shekull. Migrena mund të nxitet prej netëve pa gjumë, ku 36-58 për qind e njerëzve që rrinë zgjuar deri vonë, zgjohen me dhembje koke.

3. Paaftësia për të mësuar. Një studim në një shkollë të mesme zbuloi se një orë gjumë më shumë në mëngjes mund të përmirësonte rezultatet e nxënësve me një përqindje të konsiderueshme. Një studim tjetër gjeti se njerëzit mund ta bëjnë më mirë diçka nëse e provojnë disa herë, por jo nëse nuk kanë fjetur përpara se ta provojnë përsëri.

4. Shtimi në peshë. Njerëzit që kanë mungesë të theksuar të orëve të gjumit, kohë kjo që mund të vijë prej qëndrimit gjatë zgjuar në mbrëmje, janë edhe më të shëndoshët. Kjo, sepse gjatë qëndrimit zgjuar ata konsumojnë produkte të ndryshme, ndërkohë që nëse do të ishin në gjumë, nuk do t’i kishin marrë si kalori.

5. Shikimi i dobët. Mungesa e gjumit lidhet me shikimin. Sa më gjatë të qëndroni zgjuar, aq më shumë shikim të dobët do të keni. Për më tepër, mungesa e gjumit mund t’ju bëjë të shihni halucinacione.

6. Sëmundjet e zemrës. Kur kërkuesit eksperimentuan dhe i mbajtën disa njerëz zgjuar për 88 orë, atyre iu rrit shumë presioni i gjakut. Ata që fjetën 4 orë në ditë patën probleme të sëmundjeve të zemrës, krahasuar me ata që fjetën 8 orë.

7. Ngathtësia. Mungesa e gjumit ju bën të merrni më shumë kohë për të reaguar ndaj veprimeve që duhet të bëni. Një studim me atletët zbuloi se ata që kishin fjetur mjaftueshëm, vraponin më shpejt nga vija e fillimit.

8. Infeksionet. Nëse e privoni veten nga gjumi për disa kohë, kjo përkthehet në një sistem imunitar të paaftë për t’ju mbrojtur ndaj mikroorganizmave që mund t’ju shkaktojnë infeksione.

9. Ndërmarrja e rrezikut ekonomik. Po planifikoni të bëni disa ndryshime në portofolin tuaj? Duhet të siguroheni që keni fjetur sa duhet. Një natë e vetme pa gjumë mund t’ju çojë drejt vendimmarrjes së gabuar.

10. Mbiprodhimi i urinës. Kur njerëzit janë në gjumë, trupi ngadalëson funksionin e tij dhe prodhon urinë normalisht. Kjo është arsyeja përse shumica e njerëzve nuk kanë nevojë të shkojnë në tualet gjatë orëve të gjumit. Me ata që nuk flenë, ndodh e kundërta.

11. Shpërqendrimi. Keni telashe me kushtimin e vëmendjes ndaj një libri apo një mësimi? Mungesa e vëmendjes ka shumë lidhje me mungesën e gjumit. Nëse po kërkoni të jeni vigjilent, atëherë gjumi është zgjidhja e duhur.

12. Vaksinat bëhen më pak të dobishme. Funksioni i vaksinave nëse keni mungesë gjumi nuk është ai që pritet. Një studim zbuloi se gjumi konsiderohet si faktori më i rëndësishëm që ndikon në suksesin e një vaksine.

13. Vështirësimi i të folurës. Mjaftuan 36 orë pa gjumë që pjesëmarrësit e një hulumtimi të flisnin ngadalë, në mënyrë monotone dhe plot klishe. Vështirësitë në të shprehur janë tepër të përhapura prej mungesës së gjumit.

14. Gripi. Nëse po pyesni veten përse jeni gjithë kohës të sëmurë, gjumi i paktë mund të jetë përgjigjja. Në një grup prej 153 njerëzisht, ata që flinin më pak se 7 orë, kishin tri herë më shumë gjasa të prekeshin nga gripi.

15. Problemet e tretjes. Një në 250 amerikanë vuan nga problemet e tretjes, për shkak të mungesës së gjumit.

16. Aksidentet automobilistike. Të ngasësh makinën përgjumësh shpesh krahasohet me ngarjen në gjendje të dehur, asnjëra prej tyre nuk duhet bërë. Njerëzit që duhet të qëndrojnë gjatë zgjuar kanë më shumë gjasa të pësojnë aksidente rrugore.

17. Dhembja. Si ajo kronike dhe dhembja e papritur shkakton pagjumësi, pasi mund të ndodhë që t’i zgjojë njerëzit në mes të natës. Por edhe e anasjella është e vërtetë. Njerëzit që flenë pak, janë tepër të ndjeshëm ndaj dhembjes.

18. Problemet me kujtesën. Ndërprerja e gjumit te të moshuarit mund të çojë në ndryshime strukturale në tru, të cilat mund të lidhen me kujtesën afatgjatë dhe mund të sjellin harresë të përgjithshme.

19. Palumturia. Në një studim të udhëhequr nga psikologu fitues i çmimit Nobel, Daniel Kahneman, një grup prej 909 punëtoresh shprehën gjendjen e tyre shpirtërore çdo ditë. Përveç ndryshimit në të ardhura, femrat që flinin më pak, ishin shumë të palumtura krahasuar me ato që flinin më shumë.

20. Vdekja. Shumë probleme shëndetësore lidhen me mungesën e gjumit, por më i madhi prej tyre është fakti se njerëzit që nuk flenë vazhdimisht 7-8 orë gjumë, kanë më shumë gjasa të vdesin gjatë një periudhe kohe të caktuar. Mungesa e gjumit mund ta përshpejtojë vdekjen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama