Gjoba me e larte per sms 532 euro

Gjoba me e larte per sms, 532 euro

Një shofer ka paguar 650 franga ose 532 euro gjobë në Zvicër. Jo sepse ai ishte kapur me telefon mbi timon, por sepse ai po shkruante një sms. Raste të tilla janë në rritje në gjithë Zvicrën. Magazina e SRF1 për konsumator “Ekspres” ka raportuar të enjten se si një shofer në lëvizje është dënuar me 650 franga për shkak se kishte shkruar sms teksa po drejtonte automjetin. Një zëdhënës i Policisë së Trafikut Rrugor në Graubünden ka konfirmuar se janë në rritje dënimet e tilla në komunikacion. Në të gjithë Zvicrën në dy vitet e fundit për shkak të përdorimit të telefonave apo navigacionit janë konfiskuar rreth 10.200 patenta shoferi.

 

Edhe autoritetet e sigurisë në rrugë në kantonin e Bernës kanë konfirmuar për një rritje të numrit të dënimeve.  Niklaus Lundsgaard-Hansen nga policia e Bernës thotë se një sms ndikon njësojë sikur të drejtoni automjetin nën ndikim të alkoolit. Sipas Shoqatës së Sigurimeve të Zvicrës (SIA), nga mospërqendrimi në timon shkaktohen zakonisht aksidentet në Zvicër. Vetëm në vitin 2013 janë shkaktuar rreth 13.000 aksidente nga shoferët e pavëmendshëm dhe të hutuar me telefona.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama