Gjithcka qe duhet te dini per produktet e reja te Apple-s

Gjithcka qe duhet te dini per produktet e reja te Apple-s

Të martën që vjen, Apple do të bëjë një prezantim të produkteve më të reja të saj, ku më kryesoret priten të jenë dy telefona (mes tyre dhe i-Phone 6), dy tabletë të rinj dhe dy ora iWatches. Por përpara se të bëhet ky prezantim, ne po ju tregojmë se cilat mund të jenë produktet më të reja të Apples.

 

iPhone

 

Nuk do të ketë një, por do të jenë dy iPhone të rinj, njëri me një madhësi të ekranit  4.7 inç, dhe një tjetër me një ekran 5.5 inç.  Kjo rritje e madhësisë së ekranit është e dukshme në krahasim me dy telefonat e fundit të nxjerrë nga Apple (veçanërisht iPhone 5s), por në krahasim me markat e tjera si ajo e Samsung Galaxy 4 (5.7 inç), këta iPhone do të kenë një sipërfaqe më të vogël ekrani.

 

Forma e tij do të jetë më e rrumbullakosur në krahasim me 5s. Gjithashtu pritet që iPhone 6 të ketë një procesor më të madh (A8), dhe një Wi-Fi më të shpejtë si dhe një rezolucion kamere që do të shkojë nga 8 deri në 13 megapiksel.

 

iWatch

 

Prezantimi i dytë që pritet të bëhet në datë 9 shtator është ajo më e përfolura, ora iWatch. Kësaj pajisjeje i jemi referuar si iWatch, megjithatë, nuk kemi një konfirmim zyrtar nga kompania, dhe për emrin e kësaj pajisjeje dyshojmë se mund të jetë i tillë. Është folur shumë në internet për këtë orë inteligjente. Ajo që dihet për të është se do të ketë në dispozicion ora me ekrane të madhësive të shumta që ofrojnë "më shumë se 10 sensorë", ndërsa “New York Times” pretendon se do të ketë "një ekran fleksibël" dhe gjithashtu do të ofrojë pagimin online të shërbimeve.

 

iPad

 

Tabletët kanë shumë interes për Apple-n kohët e fundit, pasi ata janë shitur më pak, ndryshe nga smartfonat të cilët zëvendësohen vazhdimisht.

 

Apple pritet të përurojë iPad Air 2 dhe iPad Mini 3. Këta do të jenë tabletët më të mirë në treg, pas daljes së tyre në fillim të  nëntorit  të këtij viti.

 

Sipas burimeve  Air iPad 2 do të ketë një çip A8, i cili pritet që të përmirësojnë efikasitetin dhe rritjen e  jetëgjatësisë  së  baterisë. Procesori Apple A8 do të jetë gjenerata e dytë e procesorëve mobil 64-bit, ndërsa sipas një raporti të ri, iPad Air 2 do të ketë 2GB RAM.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama