Krijimi një qëndre rajonale të Ballkanit jugor të muzikës dhe koncerteve në Gjirokastër, i jep asaj statusin e një qëndre të rëndësishme të festave të muzikës, asaj të avanguardës, por edhe të traditës e klasike që luhet në trojet e Ballkanit jugor, si një gjuhë e përbashkët e miqësisë e qytetërimit mes popujve.
Për dy ditë me rradhë në teatrin e kështjellës së Gjirokastrës, formacione, kuartete, harqet e instrumentistë virtuozë nga Shqipëria, Greqia e deri orkestra simfonike e San Petërburgut bashkuan në një të vetme, botën muzikore të njerëzimit me interpretimet e të mëdhenjve e klasikëve si Bethoven,Bah,Bartok,Ravell etj
Eshtë Genc Ruli, ministër dhe deputet, një nga bashkëorganizatorët e takimit të parë muzikor mes dy botëve, takim që synon të fitojë dimensionet e traditës aristokratike të muzikës të rajonit të Europës juglindore.Në Teatrin e Kështjellës së Gjirokastrës, për dy ditë me rradhë u organizua takimi muzikor ndërkombëtar, muzika gjuha e përbashkët e qytetërimit.Formacione, kuartete, harqet e instrumentistë virtuezë nga Shqipëria, Greqia e deri orkestra simfonike e San Petërburgut bashkuan në një të vetme, botën muzikore të njerëzimit me interpretimet e të mëdhenjve e klasikëve si Bethoven, Bah,Bartok,Ravell etj. Një recital nga violina më mjeshtërore e Europës,Tedi Papavrami i dha kompeticionit të parë të këtij takimi performancën e duhur.
Prof. Sokol Shupo, drejtor i Qëndrës Europiane të dokumentimit dhe komunikimit për muzikën rajonale në dy ditët e takimit, do të mblidhte dirigjentë e muzikologë nga gjithë rajoni për të dimensionuar
muzikën dhe traditën ballkanike, që do të vijë në koncertet direkte në muajt e ardhshëm në teatrin e Kështjellës të Gjirokastrës. Për këtë qëllim, bashkëorganizatorët nga i gjithë rajoni sipas kordinatores Ilda Mara.
Kësisoj tashmë Gjirokastra po fiton edhe statusin e një qëndre të rëndësishme të festave të muzikës, asaj të avanguardës, por edhe të traditës e klasike që luhet në trojet e Ballkanit jugor, si një gjuhë e përbashkët e miqësisë e qytetërimit mes popujve.
Odise Kote : DW-World.de











