Gjermania vendi i preferuar per azil nga vendet e Ballkanit

Gjermania, vendi i preferuar per azil nga vendet e Ballkanit

Pothuajse 10 mijë shtetas të Shqipërisë dhe Maqedonisë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti kërkuan azil në Gjermani. Të dhënat i publikoi Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatë. Sipas të dhënave të tyre, numri i kërkesave për azil nga këto dy vende ka një tendencë të rritjes.

Nëse për Maqedoninë përqindja e rritjes është rreth 60 për qind në krahasim me vitin e kaluar, të dhënat janë befasuese për Shqipërinë, ku rritja është dhjetë herë më e madhe. Aktualisht, vitin e kaluar, nga janari në korrik të vitit 2013 në Gjermani, kanë kërkuar azil më tepër se 400 shtetas të Shqipërisë, kurse këtë vit në të njëjtën periudhë, kanë kërkuar 4680 persona. Ndërkaq, numri i shtetasve të Maqedonisë që këtë vit kërkuan azil në Gjermani është më i vogël për 86 persona. Vitin e kaluar ishin 3064 persona, ndërsa në vitin 2104, nga janari deri në korrik, gjithsej 4589 persona nga Maqedonia dëshiruan që të bëheshin shtetas të Gjermanisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama