Gjermania e ul me kembe ne toke Netanjahun Ne jemi fajtore per Holokaustin

Gjermania e ul me kembe ne toke Netanjahun: Ne jemi fajtore per Holokaustin

Qeveria gjermane ka kundërshtuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se Gjermania është fajtore për Holokaustin dhe jo palestinezët sikurse pretendoi kryeministri izraelit. Në fjalimin e mbajtur përpara Kongresit Botëror të Zionizmit në Izrael, Benjamin Netanyahu u përpoq t’ia shkarkonte palestinezëve fajet e Holokaustit, duke thënë se “Hitleri donte vetëm t’i dëbonte hebrenjtë, ndërsa ai që ia çoi ndër mend djegien e tyre ishte myftiu i madh i Jeruzalemit”.

“Të gjithë gjermanët e dinë historinë e nazistëve të cilët edhe shkaktuan Holokaustin. Këtë histori ne ua mësojmë fëmijëve në shkolla për një qëllim të mirë, që të mos e harrojmë. Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të ndryshohet këndvështrimi i historisë. Ne jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për këtë krim bie mbi Gjermaninë”, deklaroi zëdhënësi i Kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert

Edhe historianët nxituan t’i cilësojnë të pasakta pretendimet e Netanyahut dhe vetë kreu i opozitës në Izrael, Isaac Herzog u shpreh se ato zbehin tmerrin që ishte Holokausti, ndërsa për zyrtarin e lartë palestinez, Saeb Erekat, të tilla komente nuk bëjnë gjë tjetër veçse shfajësojnë Adolf Hitlerin. Benjamin Netanyahu pretendon se Hiteli u bind nga myftiu i madh i Jeruzalemit, Haj Amin al-Hussein në një takim që këta të fundit kishin zhvilluar në vitin 1941.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama