Gjermani procesi i braktisjes se foshnjeve

Gjermani, 'procesi' i braktisjes se foshnjeve

Një spital gjerman i jep mundësinë nënave të reja të braktisin foshnjat e tyre në një kuti të posaçme, ku të vegjëlit merren, u jepet kujdesi i duhur dhe bëhen gati për adoptim.  Kutia quhet “Babyklappe” dhe ndodhet në spitalin Shën Jozef të Berlinit. Statistikat tregojnë se kjo kuti përdoret dy herë në vit. Dhoma e nënës ka një derë të vogël me një kuti brenda. Kur nëna vendos foshnjen dhe e mbyll këtë derë, në spital ndizet alarmi dhe stafi e merr menjëherë të voglin.

Brenda kutisë ka një letër që i shpjegon prindërve që braktisin fëmijën se shteti gjerman do të kujdeset për të gjatë 8 javëve në vazhdim. Nëse gjatë këtyre dy muajve nëna ndërron mendje, mund të marrë sërish fëmijën e saj. Nëse nëna nuk kthehet për ta marrë, fëmija do të jetë i disponueshëm për adoptim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama