Gjermanet i mbeshtesin azilkerkuesit

Gjermanet i mbeshtesin azilkerkuesit

Edhe pse nuk kanë rënë dakord për rishpërndarjen e 40 mijë emigrantëve mes shteteve anëtare, pritet që Bashkimi Evropian të vendosë të hënën nëse azilantët shqiptarë dhe të tjerët nga Ballkani Perëndimor do të kthehen me procedurë të përshpejtuar në vendet e origjinës.

Gjatë mbledhjes së para një jave të ministrave të Brendshëm të shteteve të unionit, u diskutua edhe për një listë të vendeve të sigurta të origjinës, ku me shumë gjasë janë futur Shqipëria dhe Kosova.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, i kanë përpiluar këto lista, por ka dallime mes tyre se cilat shtete janë futur në to. Sipas statistikave të Bashkimit Evropian, përqindja e pranimit për shtetet e rajonit është mjaft e ulët, më pak se 1 për qind për Maqedoninë e deri tek 7 për qind për Shqipërinë, megjithatë kriteri për të përcaktuar një vend si të sigurt ndryshon nga shteti në shtet, çka sjell edhe papajtueshmërinë mes vendeve të unionit.

Çështja e azilantëve nga Shqipëria e Kosova është një problem shtesë për Bashkimin Evropian, në një kohë kur mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika i drejtohen kontinentit t ë vjetër për t’i shpëtuar luftërave dhe varfërisë, ndërsa shtetet nuk janë të gatshme të ndajnë barrën e azilkërkuesve, pavarësisht se liderët evropianë ranë dakord për një gjë të tillë në Samitin e qershorit.

Më shumë se gjysma e gjermanëve kundër dëbimit të azilkërkuesve

52% e gjermanëve refuzojnë propozimin për reduktimin e përfitimeve nga azilkërkuesit. Sondazhi i realizuar nga “Bild”, ka marrë përgjigje pro heqjes së disa favoreve për refugjatëve nga 33% e të pyeturve.

Gjithashtu 59% e gjermanëve janë kundër dëbimit të azilkërkuesve pa u shqyrtuar kërkesa në bazë të procedurës standarde. Kurse 36% mendojnë se kjo do të ishte një procedurë e drejt.

Ndërsa 56% e gjermanëve janë dakord që në të ardhmen Shqipëria dhe Kosova të konsiderohen vende origjine të “sigurta”. Kjo do t’i hapte rrugën dëbimit të emigrantëve nga këto vende. Kurse 31% janë kundër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama