Gjashte personazhe ne kerkim te autorit Shfaqja e re e sezonit dhe rikthimi i Kico Londos

TIRANË, 7 Nëntor / ATSH / - "Gjashtë personazhe në kërkim të autorit" quhet vepra e autorit Luixhi Pirandelo e cila e përkthyer nga Frosina Gjyrdeti do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" nga vetë drejtori dhe regjisori i mire njohur Kiço Londo në datën duke filluar nga 14 dhe 15 nëntori ora 19:00.

Skenografi Beqo Nanaj, kostumografja Sofi Kara, dhe as/regjisor Anderson Gurra do të jenë pjesa e stafit të drejorit Londo, i cili për intepretimin e shfqes ka zgjedhur kastën dhe koloninë e aktorëve si Myzafer Zifla, Adriana Tolka, Ermira Hysaj, Endri Çela, Altin Manuka, Hera Metohu, Ina Morinaj, Erjon Hinaj, Sara Smaja, Rezart Barjoti, Kristiana Doda, Elidon Alikaj, Erlin Visha, Aldion Matarangasi, Ajola Laska dhe Flonja Prenda.

"E gjeta veten përpara një burri te të pesëdhjetat, me xhaketë të zezë dhe pantallona të çelta, me qëndrim të vrenjtur dhe me sy të egërsuar për shkak të trishtimit; një grua hallexheshë me rroba vejushe, që mbante për dore një vajzë katërvjeçare në një anë dhe një djalë pak a shumë dhjetë vjeç në anën tjetër; një vajzë e re e guximshme dhe e pjekur para kohe, e veshur edhe ajo me të zeza por me një hapje keqkuptuese dhe të paturp, e gjitha një shpërfillje e sinqertë e drithëruese kundrejt atij plaku të hidhëruar e kundrejt një të riu te të njëzetat i cili qëndronte pak i mënjanuar dhe i mbyllur në vetvete, sikur t'ia kishin fajin të gjithë.

Një herë njëri, një herë tjetri, dhe shpesh duke iu mbivendosur njëri-tjetrit, filluan të më tregonin rastet e tyre të trishta, çdokush të më ulëriste arsyet e veta, të më hidhnin në fytyrë pasionet e tyre të shpërbëra, pak a shumë siç po ia bëjnë dhe regjisorit fatkeq në komedi.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama