Gjama e burrave rituali mortor ne zhdukje e siper

Gjama e burrave rituali mortor ne zhdukje e siper

Ritual mortor

“Gjama e burrave” është një traditë e lashtë që ka përcjell popullin shqiptar për disa shekuj në veçanti në Veri të Shqipërisë. Megjithatë kjo traditë ka nisur të zhduket dhe të vetmit që po e mbajnë gjallë janë pleqtë e këtyre vendeve veriore.

“Gjama e burrave”, është një traditë që është përdorur nga burrat shqiptar vetëm për burrat e vdekur. Rituali mortor është përdorur në regjionin e Dukagjinit, Gjakovës, Iballë, Mirditë e Tropojë.

Rituali nuk mund të nis nëse të paktën nuk janë 10 burra.

Sa më shumë burra që i bashkohen këtij rituali aq më i madh është respekti për të vdekurin. Kjo traditë është përdorur me shekuj, mirëpo që kur Enver Hoxha kishte ardhur në pushtet në vitin 1945 kjo si shumë tradita tjera ishte ndaluar nga pushteti.

Historiani shqiptar, Pjetër Marticanaj ka thënë se kjo traditë është e lidhur ngushtë me vdekjen e Skënderbeut në shekullin e 14. Nga mërzia dhe inati Princ Lekë Dukagjini kishte bërtitur me të madhe, rrihte gjoksin, ngrihte flokët dhe gërvishte fytyrën e tij.

Që nga ajo kohë ky ritual është praktikuar sa herë që një person i ndershëm kishte vdekur. Esenca e këtij rituali është që të lihet dhimbja të shkoj dhe të largohet nga njeriu e poashtu edhe të respektohet i vdekuri.

 

Shenim Redaksia: Artikulli me siper eshte marre nga Gazeta Zeri. Citohet qe Rituali eshte i vjeter qe nga koha e Skenderbeut, por realisht praktika eshte me e vjeter dhe pershkrime te ritualeve te tilla gjenden qe tek Odisea i Homerit


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama