Giun e kisha shok ne fakultet por e kishte mbuluar luksi. Dje e mbuloi edhe turpi

'Giun e kisha shok ne fakultet, por e kishte mbuluar luksi. Dje e mbuloi edhe turpi'

Arrestimi i prokurorit Haxhi Giu ka shkaktuar shumë reagime. Ylli Dylgjeri shkruan se e ka pasur shok në Fakultetin e Drejtësisë atë. Ai thotë se Giun e kishte mbuluar luksi, por nga dje e mbuloi edhe turpi.

“Dje Prokuroria ndaloi prokurorin në rrugë. Dje Policia e shoqëroi prokurorin Haxhi Giu…

E pashë në TV teksa një makinë e policisë i zinte rrugën një Mercedezi. Pasi i hapë derën e mjetit, një polic i komunikoi urdhër ndalimin shoferit prokuror që shkruante mbi një telefon.

Nuk e njoha… Sinqerisht nuk arrita ta shquaj shokun tim të fakultetit të drejtësisë. Kanë kaluar mbi 25 vite. Lexuesi i lajmit në TV sqaronte se personi quhej Haxhi Giu. Koha shpejton. Por, Haxhiun e kishte mbuluar lluksi. Dje, e mbuloi dhe turpi. U trondita.

Zoti e shpëtoftë…”, shkruan ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama