Gangster shqiptar ne filmin e fundit te Sid Kali-se

Gangster shqiptar në filmin e fundit te Sid Kali-së
 Skenari i filmit sjell një histori tronditëse me në qendër një kriminel me karrierë dhe karizmatik të sapoliruar nga burgu, i cili i ka një borxh prej gjysëm milioni dollarësh një gangsteri gjakatar dhe të pamëshirshëm shqiptar të quajtur Anton. “In With Thieves” i cili ka filluar të shfaqet në kinematë amerikane që nga data 5 shkurt 2008, dhe që po pritet të pushtojë kinematë evropiane së shpejti, është cilësuar nga kritika si filmi që përzien tipare të dy ikonave të filmave me gangsterë, “American Gangster” dhe “Reservoir Dogs”, duke sjellë para shikuesve pamje brutale dhune të papara ndonjëherë nëpër filma të kësaj gjinie. Për t’i shtuar karakterin gjakatar, kësaj here regjisori Sid Kali ka përdorur një detaj të veçantë dhe të papërdorur ndonjëherë nëpër filma të kësaj natyre. Ky detaj ka të bëjë me origjinën shqiptare të disa prej personazheve më brutalë, dhe sidomos kapos të së një rrjeti të tërë gangsterësh shqiptarë, Antonit.
   
Sapo del nga burgu, Jack McGee shikon se e shoqja, pasi ia kishte harxhuar të tëra paratë që ai shpresonte të gjente në shtëpi, kishte ikur me një tjetër. Sikur të mos mjaftonte kjo, nëpërmjet kunatit të tij, Xheku merr një mesazh makabër nga Antoni, të cilit ky i kishte borxh $500 mijë dollarë që nga koha para se të burgosej. Gangsteri shqiptar i jep disa ditë afat për të gjetur paratë, përndryshe e kërcënon se do ta vrasë. Mesazhi që Xheku merr nga Antoni ia bën atij të qartë se gangsteri shqiptar nuk bënte kurrë kërcënime boshe. Në përpjekje për të gjetur paratë për borxhliun e tmerrshëm, Xheku përzihet në një aferë tepër delikate pazarllëku diamantesh me një rrjet gangsterësh kubanë, të cilët janë sa të pabesë aq edhe të paparashikueshëm. Afera 5-milion dollarëshe e josh shumë kriminelin e regjur. Pasi e kupton se i nevojitej ndihmë, sidomos me eliminimin e disa rivalëve për t’ia dalë mbanë, Xheku fton në lojë edhe Antonin dhe rrjetin e tij. Ngjarjet rrjedhin me shpejtësi marramendëse dhe marrin kthesa të fuqishme dhe të papritura, deri sa përfundojnë më mënyrë shpërthyese dhe tepër tronditëse.

Linda Lufo: albanianmail.co.uk

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama