Galeria Kombetare e Arteve nis muaji i kultures Shqiperi-Kosove

Galeria Kombëtare e Arteve, nis muaji i kulturës Shqipëri-Kosovë

Ky muaj është frut i bashkëpunimit mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe homologëve të saj në Kosovë. Përsa i përket ekspozitës, ajo vjen sërish si një bashkëpunim mes dy institucionesh kombëtare, Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe Galerisë së Arteve të Kosovës në Prishtinë. Pjesëmarrës me punët e tyre në këtë ekspozitë do të jenë artistë të njohur të arteve pamore nga Kosova dhe Shqipëria, ndër të cilët mund të përmenden: Agim Çavdërbasha, Luan Mulliqi, Adem Kastrati, Engjëll Berisha, Zake Prelvukaj, Kol Idromeno, Spiro Xega, Sali Shijaku, Abdurrahim Buza, Vangjush Mio, Guri Madhi, Skënder Kamberi etj.

Deri dje nuk janë bërë ende të ditura detajet e tjera për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë muajit të kulturës së përbashkët “Shqipëri-Kosovë”, ndërkohë që kanë nisur në kinema “Millenium” edhe “Ditët e filmit gjerman”, të cilët organizohen brenda javëve kulturore gjermane.

P. Grosi : Gazeta Albania


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama