Galeria Kombëtarë e Arteve ka vendosur që ditën e sotme të lejojë hyrjen e lirë për të gjithë vizitorët. Në prag të Ditës së Verës, Galeria Kombëtare e Arteve hap dyert falas për publikun.
Duke mbajtur premtimin dhe duke e kthyer në një traditë, GKA fton të gjithë ata që e duan artin pamor të vijnë dhe të kalojnë disa orë në sallat e GKA, të njihen, ose të shijojnë linjën muzeale, pa humbur ekspozitën aktuale dhe shumë të veçantë “Punëtorët dalin nga studioja, duke mos parë më realizëm socialist”.
Kjo nismë vjen në kuadër të vendimit që drejtori i GKA-së, z Artan Shabani ka marrë me idenë që publiku i gjerë të vizitojë këtë qendër. Galerinë Kombëtare, pa biletë, një ditë në muaj, do të mund ta vizitojë çdokush, veçanërisht nxënësit e shkollave nga ora 10:00 – 18:00 e mbrëmjes.