Galaxy S5 pritet dobet ne treg largohet udheheqesi i dizajnit

Galaxy S5 pritet dobet ne treg, largohet udheheqesi i dizajnit

Reuters ka raportuar se drejtori i Samsung për dizajnin e pajisjeve mobile, Chang Dong-hoon ka dhënë dorëheqje pas kritikave të marra për dizajnin e modelit të ri të telefonit të kompanisë, Galaxy S5. Mbështjellësi i pasëm i plastikës, edhe përkundër disa përmirësimeve që ka sjell në krahasim me versionet e mëparshme të linjës së telefonave Galaxy, nuk i ka impresionuar kritikët e industrisë.

Edhe në të kaluarën, por edhe gjatë këtij viti, plastika e përdorur në telefonat e Samsung nuk është cilësuar si një tipar atraktiv në krahasim me konkurrencën, dhe kjo ka bërë që në sytë e blerësve, telefoni i ri i Samsung të vlerësohet me nota të dobëta, dhe për pasojë thuhet se është pranuar dobët në treg. Edhe përkundër shitjeve të kënaqshme të telefonave të saj mobil, thuhet se Samsung nuk po arrin të gjenerojë shumë profit, për shkak të kostove të larta të marketingut. Në Korenë e Jugut, Samsung ka qenë e detyruar ta lirojë çmimin e Galaxy S5, për shkak të konkurrencës së madhe nga Apple dhe iPhone.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama