Gacaj ktheu makinen qe te shpetonte vete u nxorri Auroren vrasesve

Gacaj ktheu makinen qe te shpetonte vete, u nxorri Auroren vrasesve

Ka ende shumë dilema se kush ishte objektivi i vërtetë i atentatit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes tek ish-Ekspozita. Objektivi kryesor besohet se ka qenë 40-­vjeçari Elvis Gaçaj, për shkak të së kaluarës së tij kriminale. Panorama shkruan se plumbat kanë qenë pikërisht për të.

Por, Gaçaj ka kthyer timonin e makinës për të shpëtuar vetë, duke u nxjerrë kështu atentatorëve, 29-­vjeçaren Aurora Oskian, që sipas gazetës, ishte e dashura e tij. Për këtë arsye, Gaçaj ka marrë vetëm një plumb në shpatull dhe ka shpëtuar, ndërsa e dashura e tij është masakruar me plumba.

Mësohet se ajo ka marrë 10 plumba. Ndërkohë, Kevin Rugova, personi tjetër që humbi jetën, besohet se punonte si shpërndarës kokaine për Gaçajn. Por, për momentin nuk ka ende asnjë konfirmim nga ana e policisë, e cila tashmë është në kërkim të vrasësve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama