Fushata me fshehtesi 3D ajo qe nuk mund ta shohin dot te gjithe...

Fushata me fshehtesi 3D, ajo qe nuk mund t'a shohin dot te gjithe...
Nje billboard reklamues ne rruget e Spanjes, ka nxitur qytetaret per te denoncuar abuzimet me femijet. Mesazhet e koduara ne versionin 3D, shfaqin per here te pare ne historine e reklamimit nje femije te abuzuar (vetem per te rritur, pra vetem ata mund te shquajne pamjet pare nga lart), ndersa sa u takon te vegjelve ato te njejten pamje e shohin te ndryshuar se poshtmi.

Ne kete reklame, jepet numri i telefonit te qendres qe trajton personat e abuzuar, ndersa ne te lutet te telefonohet per cdo rast.Reklama mbart risine, qe duke qene se eshte tredimensionale, atehere teksa ecin rruges te rriturit e shohin lehtesisht pamjen e nje femije te abuzuar me gjak ne buze dhe shenja ne faqe, ndersa e njejta reklame, qe mund te shihet nga femijet nuk i mbart keto lloj shfaqjesh, pra ne gjatesine nen mesatare te femijeve, posteri kamuflon kete pamje.


 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama