Furraxhiu shqiptar qe pushtoi mediat gjermane pasi dorezoi ne polici 2500 euro

Furraxhiu shqiptar qe 'pushtoi' mediat gjermane, pasi dorezoi ne polici 2500 euro

Emri i shqiptarit nga Kosova , Bekim Prekaj është më i përfolur në mediat gjermane.

Prekaj pasi gjeti 2500 euro në trotuarin e Ottobrunnit nuk bëri ashtu siç çdo njeri do të bënte t’i mbante për vete, por  i dorëzoi në polici. Ky fakt është vlerësuar shumë nga mediat gjermane duke e cilësuar ketë veprim si mjaft korrekt nga ana e shqiptarit. Gazeta gjermane ”Bild Zeitung”shkruan se Bekimi i dorëzoi menjëherë parat në polici duke shpresuar që personi që i kishte humbur të njoftohej dhe t’i merrte pasi mund t’i nevojiteshin shumë ato para.

I kontaktuar nga Gazeta Tema, Prekaj shprehet se “Ato para nuk më përkisnin mua, nuk ishin me djersën time ndaj vendosa t’i dorëzoi në polici”.

Edhe pse me profesion “furraxhi” ai ka preferuar t’i dorëzojë këto para. Sipas tij, edhe pse rastësi, 2500 eurot i përkisnin një tjetër shqiptari nga Kosova. Ai ka shtuar se ky nuk është rasti i vetëm që ka gjetur para dhe i ka dorëzuar. Elisa Dedja


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama