Fruti qe ju ndihmon te mbani nen kontroll presionin e gjakut

Fruti qe ju ndihmon te mbani nen kontroll presionin e gjakut

A mund ta ulë presionin e gjakut konsumimi i luleshtrydheve? Fruti i pasur me antioksidantë i çliron enët e gjakut, sipas studimit të ri. Studimi i kryer në Universitetin Shtetëror të Floridas i ndau 60 gra në menopauzë me tension të lehtë deri në të moderuar në dy grupe. Njëri grup iu nënshtrua një diete me luleshtrydhe për tetë javë, ndërsa grupi tjetër, një diete me placebo.

U krahasua presioni i tyre i gjakut para dhe pas dietës dhe pati rezultate më të mira te grupi me luleshtrydhe. Luleshtrydhet janë të pasura me antioksidantë, të cilat mund të ulin presionin e gjakut, duke relaksuar endotelin, shtresën në brendësi të enëve të gjakut. Çlirimi i endotelit i zgjeron arteriet, duke reduktuar presionin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama