Frutat dhe perimet qe kane permbajtje te larte pesticidesh

Frutat dhe perimet qe kane permbajtje te larte pesticidesh

Departamenti amerikan i bujqësisë ka bërë të ditur se molla është fruta, e cila ka përmbajtje më të madhe të pesticideve. Ky fakt është konfirmuar nga publikimi i listës së frutave dhe perimeve që përmbajnë nivelet më të larta pesticidesh në përbërjen e tyre. Për të katërtin vit me radhë, molla kryeson listën e udhëzuesit “Dirty Dozen”. Kjo për shkak se mollët spërkaten me një element kimik që është i ndaluar për Evropën.

Udhëzuesi për blerjet vjetore i publikuar nga kjo agjenci është hartuar nga Departamenti amerikan i Bujqësisë, referuar të dhënave të marra nga 48 lloj frutash e perimesh, nga te cilat rreth 65 % e mostrave të shfrytëzuara për analizë, rezultuan pozitive.

“Sigurisht që ky është një lajm i keq për disa arsye. Pesticidet pengojnë zhvillimin normal të fëmijëve, kanë veti kancerogjene, të rrezikshme dhe për sistemin endokrin”,- thonë burime nga agjencia për mbrojtjen e mjedisit në SHBA.

Bërja publike e kësaj guide ushqimesh,ka për qëllim ta informojë konsumatorin dhe ta ndihmojë të vendosi rreth blerjeve të sigurta dhe të shëndetshme.

 

Studimi amerikan sugjeron blerjen dhe konsumin e produkteve organike. Në listën e produkteve me fruta e perime që përmbajnë nivel më të lartë pesticidesh grupi punës mjedisor klasifikon: Boronicën, pjeshkën, mollën, luleshtrydhet, qershinë, rrushin, specat, patatet, domatet, selinonë, spinaqin dhe lakrën e zezë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama