Freskat e ngrira te Adrian Pacit

Freskat e ngrira të Adrian Pacit

Të titulluara "Fasadat", frymëzimi për këto imazhe, ashtu si në veprat e tjera të Pacit, është ndjekur nga gjurmët e atij vendimi të vështirë por të domosdoshëm të artistit për të lënë Shqipërinë në vitin 1997 dhe për të jetuar në Milano.
 
Kujtimet e të kaluarës së tij, kulturës dhe vendit të tij, njëlloj si dhe realiteti i ndarjes nga të gjitha këto, e kanë mbushur veprën e tij. Nëntë skenat në çdo pikturë murale luajnë me pranëvënien e ceremonive të rëndësishme simbolike dhe kulturore (një nuse e mbuluar duke ecur drejt burrit të saj të ardhshëm) dhe paraqitjen eaktevetë zakonshme gjatë festimeve. Paci vendos një moment fluturak të çdo kuadri video kundër imazhit të palëvizshëm dhe të ngrirë pikturuar në mur. Kjo bën që pikturat të funksionojnë si dritare për një vend dhe kohë tjetër. Këto tulla muri të kujtojnë fragmente shtëpish dhe janë simbolikë e ndërtimeve pa leje e të papërfunduara që shpesh t'i zë syri në peizazhet e krahinave të Mesdheut.

Njëlloj si këto afreske që janë një kërkim në historinë vetjake të Adrian Pacit i sjell në një kontekst më të gjerë social dhe kulturor, është dhe videoja Vajtojca (2002) në të cilën Paci vë në skenë vdekjen e tij duke pajtuar një vajtojcë profesioniste për të qarë vdekjen e tij. Ky rit, i zakonshëm në Ballkan, mbyllet në këtë video në një mënyrë absurde komike kur Paci ngrihet, falenderon përcjellësen e të vdekurit dhe largohet.

Ekspozita në Galerinë "Peter Blum" në Nju Jork qëndron deri më 5 janar 2008.

Adrian Paci u lind në Shkodër më 1969. Studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Duke përfshirë dhe ekspozitën e ardhshme personale në Kunstverein Hannover (2008), ai është paraqitur me sukses në Museum am Ostëall në Dortmund (2007), Milton Keynes Gallery, Angli (2007), Galleria Civica di Modena, Itali (2006), P.S.1, Nju Jork (2005), Contemporary Arts Museum, Hjuston (2005), Moderna Museet, Stockholm, Zvicër (2005) etj. Veç kësaj karriere personale, në vitin 1999 bashkë me disa artistë shqiptarë ai përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Pavijonin e Bienales së Venecies dhe në 2005 mori pjesë aty individualisht.

Marre nga : Gazeta Shelulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama