Frederik Ndoci Artistet spiunonin njeri-tjetrin Lindita Theodhori dergoi nje leter ne Komitet kunder meje

Frederik Ndoci: Artistet spiunonin njeri-tjetrin, Lindita Theodhori dergoi nje leter ne Komitet kunder meje

 “Artistët kanë marrë në qafë njëri-tjetrin, se ish-udhëheqja e lartë as e kishte idenë se çfarë ndodhte aty brenda, ose kishin informacione përciptas”. Kështu shprehet në vijim të intervistës dhënë për “Panorama” këngëtari Frederik Ndoci, duke folur me emra e raste konkrete.

Ai thotë se këngëtarja Lindita Theodhori kishte çuar letër ankesë për të në Komitetin e Partisë.

“Ja t’ju tregoj një detaj konkret. Pasi ra Muri i Berlinit, unë, Juli dhe Rita (dy motrat e Frederikut) do të bënim një recital në Korçë dhe do të këndonim edhe nja pesë këngë të huaja.

Lindita Thoeodhori dërgoi letër në Komitetin Qendror të PPSH-së, se pse të lejoheshim ne të këndonim këngë të huaja, me pretekstin se ajo nuk ishte lejuar para disa viteve të këndonte këngë greke”- thote ai.

Sipas tij, ajo e kishte bërë recitalin 3 vjet para tyre ndaj nuk ishte lejuar.

“Ndërkohë ne e bëmë kur ra Muri i Berlinit. Në atë kohë, situata po ndryshonte me ditë. Tre vjet përpara, kur kishte dashur ajo të bënte recitalin me këngë të huaja, ishte ende komunizmi shumë i fortë”- thotë Ndoci.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama