Ai ka rezultuar vdekjeprurës në më shumë se gjysmën e rasteve të konfirmuara deri tani, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga 31 persona të konfirmuar me këtë infeksion, të paktën 18 prej tyre kanë vdekur.Por, specialistë të sëmundjeve infektive besojnë se virusi është tepër i vështirë për t’u kapur. Personi i prekur së fundi është i pari i konfirmuar me këtë infeksion në Francë, tha Ministria e Shëndetësisë. Ai është kthyer kohët e fundit nga një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga vendet e gadishullit arabik.
NCoV, si disa prej ftohjeve të zakonshme, mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga një “coronavirus”. Ashtu si i ftohti, ai sulmon sistemin e frymëmarrjes, bën të ditur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Por, simptomat janë më të rënda dhe mund të çojnë në pneumoni, madje edhe në përkeqësim të veshkave.
“Sapo prekesh prej tij, mund të them se është një infeksion shumë serioz”, tha doktor William Schaffner, një specialist i sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt, në Nashville.NCoV është krahasuar gjithashtu me sëmundjen tjetër të shkaktuar nga “coronavirus”, ajo që shkakton SARS-in (apo sindromin e rëndë respirator akut), që u bë shumë shqetësues gjatë vitit 2004, sipas CDC.
Edhe pse zbulimi i këtij virusi te njerëzit është relativisht i ri, NCoV duhet të shihet po aq vdekjeprurës, kur prekesh prej tij, sa dhe SARS-i. Nga 8000 rastet e verifikuara me SARS, më pak se 800 persona kanë vdekur.