Franca do te paguaje te gjithe ata qe do te shkojne ne pune me biciklete

Franca do te paguaje te gjithe ata qe do te shkojne ne pune me biciklete

Të paguhesh për të shkuar në punë me biçikletë. Qeveria franceze ka vendosur të japë shumë prej 25 cent për çdo kilometër që qytetarët përshkojnë për të vajtur në punë.

Kjo është një ndër masat anti-smog të paralajmëruara nga dje ministrja e Ekologjisë së Francës, Ségolène Royal.

Nuk do të jetë qeveria ajo do t'u japë paratë drejtpërdrejt qytetarët që do të shkojnë në punë me biçikletë, por punëdhënësit në bazë të disa akordeve me qeverinë.

Dy muaj para samitit ndërkombëtar të klimës që do të mblidhet në Paris, Franca ka dashur të japë shembullin e saj. Qeveria franceze prej kohësh ka favorizuar përdorimin e biçikletave.

Me reformën e re, një qytetar mund të fitojë 50 euro në muaj për të shkuar në punë duke udhëtuar deri në 5 kilometra me biçikletë në ditë.

Por sipas ekspertëve fitimi është akoma më i madh duke parë kursimin e benzinës dhe mirëmbajtjes së makinës. Ndërkohë që qeveria franceze po parashikon edhe hapjen e më shumë korsive ëpër biçikletat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama