Fotot selfie jane nje crregullim mendor

Fotot 'selfie' jane nje crregullim mendor

Shoqata Amerikane e Psikiatrisë (APA) ka konfirmuar zyrtarisht atë që shumë njerëz e kanë menduar prej kohësh: bërja e fotove “selfie” është një çrregullim mendor. 

 

APA e bëri këtë klasifikim gjatë takimit të përvitshëm të bordit të drejtorëve në Çikago. Çrregullimi u quajt “Selfitis” dhe përshkruhet si një dëshirë obsesive-kompulsvie për t’i bërë foto vetes dhe për t’i postuar ato në median sociale, si një mënyrë për të kompensuar vetëvlerësimin dhe për të mbushur boshllëkun personal. 

 

APA tha se ka tre nivele të çrregullimit: 

 

1. “Selfitis borderline” – bërja e fotove vetes të paktën tre herë në ditë, por mosndarja e tyre në median sociale.

 

2. “Selfitis akut” – bërja e fotove vetes të paktën tre herë në ditë dhe postimi i secilës prej tyre në median sociale. 

 

3. “Selfitis kronik” – nxitje e pakontrollueshme për t’i bërë foto vetes gjatë gjithë kohës dhe postimi i tyre në median sociale më tepër se gjashtë herë në ditë.

 

Sipas APA-s, ende nuk ka një kurë për çrregullimin. Trajtimi që mund të ofrohet për momentin është Terapia e Sjelljes dhe Njohjes. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama