Fotokopje 3D kopjon qelizat e retines se syrit dhe rikthen shikimin

'Fotokopje 3D' kopjon qelizat e retines se syrit dhe rikthen shikimin

Qelizat e retinës së syrit mund të ‘kopjohen’. Në Universitetin e Kembrixhit është realizuar një eksperiment, i cili është publikuar në “biofabrication”. Mjafton një “fotokopje” 3 D, e cila mund të bëjë që në të ardhmen, të verbrit të rimarrin këto qeliza dhe të mund të shikojnë përsëri. Qelizat e syrit mund të mbillen dhe më pas të zëvendësojnë indet e dëmtuara.



Deri tani janë klonuar me sukses dy lloj qelizash të retinave të të rriturve, të cilat kanë mundur të jenë të shëndetshme dhe t’i mbijetojnë kushteve të ndryshme në të cilat janë kultivuar. Barbara Lorber, një prej shkencëtarëve që ka bërë eksperimentin, është shprehur se “Studimi ka treguar se për herë të parë, qelizat që vijnë nga një organ i sistemit nervor qendror, siç është syri, mund të stampohen nëpërmjet këtyre printerëve të veçantë dhe të jenë të dobishme edhe më vonë.

 

Qëllimi i zbulimit tonë është përdorimi në të ardhmen i kësaj teknologjie, për të bërë riparimet në sëmundjet e syrit”, është shprehur Barbara Lorber, një prej shkencëtarëve që ka bërë eksperimentin. Nga ana tjetër, profesor Keith Martin, i departamentit të Shkencave Neurologjike, është shprehur se “zhvillimi i kësaj teknike mund të çojë në shërimin e patologjive të retinës, siç është edhe glaucoma”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama