Fotokamerat e celulareve shkaterrojne kujtimet tona

Fotokamerat e celulareve shkaterrojne kujtimet tona

Ndonjëherë mania për të shkrepur në mënyrë frenetike foto përmes celularit mund të pengojë fiksimin në kujtesë të momenteve të rëndësishme në jetën tonë. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit ‘Victoria University’ në Wellington, Zelandë e re, i drejtuar nga Maryyanne Garry, docente e Psikologjisë.

Sipas studimit, fotokamerat dhe videokamerat të cilat gjenden tashmë në pjesën më të madhe të celularëve që përdoren pothuaj  nga të gjithë njerëzit po shkatërrojnë kujtesën tonë duke na penguar ta jetojmë me qetësi të tashmen. Ideja për të mbledhur përmes shkrepjeve momentet magjike të dasmave, festave apo udhëtimeve na pengon t’i përjetojmë plotësisht momentet e këndshme në jetë.

Një problem që ka tendencë të rritet në rastin e të famshmeve’ selfie’, ku preokupimit për të zgjedhur pozicionin e duhur, i shtohet edhe ai për të qenë sa më fotozhenik. Pra, sa amë shumë të fotografohet, aq më pak jetohet momenti. Mes atij që vëzhgon me aparat në dorë dhe botës krijohet në këtë mënyrë një mur i padukshëm që pengon të jetosh plotësisht eksperiencën. Studiuesja Garru ka thelluar prej kohësh raportet e teknologjisë dixhitale dhe trurit dhe po studion tashmë efektet e fotografisë në kujtimet e fëmijërisë.

“Njerëzit bëjnë me mijëra foto të cilat më pas i shkarkojnë në një kompjuter apo diku tjetër, por në fakt nuk kanë kohë t’i shohin pothuajse kurrë. Kjo më duket një humbje kohe”, thotë Garry.

Nga ditëlindjet tek pushimet, të gjithë duam t’i kujtojmë momentet e bukura përmes një fotografie, por të shkrepësh foto në mënyrë frenetike, sipas psikologjisë mund të na bëjë të harrojmë gjithçka për një kohë të shkurtër. Për më tepër, nëse në të shkuarën foto të renditura në albume shtëpie mund të shfletoheshin herë pas here, sot qindra mijëra imazhe dixhitale të arkivuara në kompjuter duket se zhduken shumë shpejt. Dhe mesa duket, në kohën e ‘dematerilizimit’, ku jetojmë, edhe ‘albumet’ e kujtimeve tona fshihen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama