Kjo foto po bën bujë në rrjet. Në një moment kur publiku i internetit është i revoltuar ndaj qeverisë, e cila iu sekuestron mallin tregtarëve të vegjël që janë për bukën e gojës, ndërkohë që me subjektet e ndryshme abuzive që nuk janë për mbijetesë tregohet “tolerante”, vjen kjo fotografi tepër domethënëse.
“Kjo nënë, gjyshe e ndoshta dhe stërgjyshe, shet majdanoz nga kopështi i saj, për të blerë bukën e ditës, e ndërkohë lexon…
Një leksion shembullor për ata që kanë harruar ç’do të thotë LIBËR! Dhe për zengjinët e rinj!