Foto lajm / Librat me te shitur gjate 3 diteve ne Panairin Tirana 2015

TIRANË, 13 Nëntor / ATSH- Klajdi Musabelliu / - Panairi i Librit "Tirana 2015", ngjarja më e rëndësishme kulturore që në këtë edicion të 18-të ka si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti nëntor 2014- nëntor 2015, dhe jo vetëm, edhe pse në ditën e tretë(11 deri 15 nëntor) të evenimentit të cilësuar edhe si "Festa e Librit", shënon një tjetër sukses të madh të të shitjes së librave dhe autorëve të shumtë.

Duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë, duket se në këtë edicion, "Tirana 2015" ka arritur një vëmëndje dhe prani maksimale pikërisht edhe prej të rinjve, prej të cilëve botuesit, shkrimtarët dhe analistët trëmbeshin duke u shprehur se "nuk kanë më interes".

Dhe frikës së tyre në fakt, më së shumti dhe masivisht, u janë përgjigjur të rinjtë, duke mbipopulluar ambjentet e Panairit në Pallatin e Kongreseve, duke instaluar aplikacionin e leximit dixhital nëpër telefona apo tableta, e duke u derdhur përgjatë 3 ditëve në këtë panair, tek i cili pasi hyjnë, përpara se të dalin, blejnë të paktën 2 libra.

Sigurish që në "top" të vëmëndjes, interesit dhe ushqimit shpirtëror, mbeten romanet dhe herojntë e trashëguar nga familja, apo sygjeruar nga më të mëdhenjtë, ku libra të pluhurosur gabimisht por edhe ata të rinj nën emrat si Milan Kundera me identiteti, Umberto Eco me Numri zero, Alexandre Dumas me Ali Pasha, krime famëkeqe, edhe mjaft të tjerë si filozofikë, fetarë, historikë dhe politikë, janë përzgjedhur nga mjaft vizitorë dhe miq të librit.

Në këtë foto lajm, po ju paraqesim të gjithë zhanerat dhe ta gjithë ata libra dhe tituj që në këto tre ditë të panirit, kanë shënuar blerjen masive sipas përfaqësuesve të shtëpive botuese të pyetur dhe anketuar nga ATSH. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama