Foto-analize - Si pushtoi betoni Shqiperine keto 15 vite

Foto-analize - Si pushtoi betoni Shqiperine keto 15 vite

Ali Podrimja ka shkruar vargjun e madh “sikur te shiheshim me vetvehten sy me sy / a do ishim puth a kishim me u pshty”. A nuk vlen kjo thënie për disa që ndryshe thonë dhe ndryshe bëjnë, por dhe për një shoqëri në errësirë apo dilemë? Le të shohim këto foto simbolike me diference 2002-2015!

Deshëm të ndërtonim demokracinë, dhe cfarë bëmë: - ndërtuam betone, dhe nga betoni imponuam politikën. A nuk janë liderit kryesorë politikë (që kemi aktualisht) produkte të politikës së betonit? Shikoni Tiranën që ata qëverisën gjatë 15 viteve të fundit dhe ajo është dëshmi e saj.

Shikoni Vlorën, Durrësin dhe Sarandën, Shëngjinin dhe Velipojën, Pogradecin dhe Golemin? Beton, beton, beton. Dhe 21 prej tyre janë deputetë në parlament apo vendimmarres ne poste me rendesi! Jo për faj të tyre, por për fajin tonë! Sepse pasi na morën ëndrrat për demokraci, pasi na morën lulishe, pemë, hapësira e gjelbërimin, ajrin dhe shansin e jetesës normale, na morën edhe votat, edhe të drejtën e përfaqësimit.

Tani nuk i ndryshojmë dot më sepse janë së bashku, aty ku nuk duhet, tek vendi nga duhej të vinin ndryshimet! Tani eshte koha, sic mallkonte Musine Kokalari, ku nje kg llaç ka më shumë vlerë se 1 kg tru! Kohe per betonin jo per librat!

Shikoni këto pamje dhe mos harroni sa fyese dhe qesharake na duken deklaratat dje e ato sot se përmes projekteve të reja të betonit do fitojmë më shumë hapësira të gjelbërta! Vendi i bunkierëve vetëm në bunkier di të jetojë.

Këto foto janë një shenjë e dëshmisë për këtë, dëshmi për atë që ndodhi dje dhe që vijon të ndodhë edhe sot. Konsensualisht. Publikisht. Vazhdimisht. Fatkeqësisht.

 

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama