Forbes shpall listen e me te pasurve

Forbes shpall listen e me te pasurve

Bill Gates është shpallur personi më i pasur në botë për të dytin vit radhazi nga revista “Forbes”, e cila ka publikuar renditjen e miliarderëve. Themeluesi i “Microsoft” ka mundur sërish biznesmenin meksikan, Carlos Slim duke mbetur në krye të listës së më të pasurve. Sipas revistës prestigjioze amerikane, Gates ka një pasur neto prej 79.2 miliardë dollarë. Për këtë vit, pasuria e tij është shtuar me 3 miliardë dollarë. “Forbes” thotë se ka një numër rekord prej 1 826 miliarderësh në botë, ku numri i tyre për 12 muaj e fundit është rritur me 181.

Në 21 vitet e fundit, Bill Gates ka kryesuar këtë listë 16 herë. Në vend të tretë është investitori amerikan, Warren Buffet, me një pasuri prej 72.7 miliardë dollar.

Lista e Forbes:

   

    Bill Gates $79.2bn (Microsoft)

    Carlos Slim Helu $77.1bn (Phones and construction in Mexico)

    Warren Buffett $72.7bn (Global investor)

    Amancio Ortega $64.5bn (Zara and other fashion chains)

    Larry Ellison $54.3bn (Oracle data storage technology)

    Charles Koch $42.9bn (Industrialist)

    David Koch $42.9bn (Industrialist)

    Christy Walton $41.7bn (Walmart retail giant)

    Jim Walton $40.6bn (Walmart retail giant)

    Liliane Bettencourt $40.1bn (L'Oreal cosmetics firm)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama