Biznese tashmë popullore për publikun janë në proces sekuestro nga shoqëritë përmbarimore për llogari të bankave tregtare.
Bashkia e Tiranës ka njoftuar se ka ardhur kërkesa për shpallje nga Shoqëria Përmbarimore “Strati Bailiff’s Service” sh.p.k., në lidhje me shpalljen e ankandit për pasurinë e paluajtshme të debitorit, z. Alban Robert Xhillari dhe Shoqëria “Folie” sh.p.k.
Ndërtesa ndodhet në një truall me sipërfaqe totale 330 m2, nga kjo truall me sip. 330 m2 dhe ndërtesë me sip. 330 m2 (mbi truall). Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, Tiranë. Çmimi fillestar: 1,320,000 (një milion e treqind e njëzetë mijë) euro, shumë e cila është përllogaritur për të shlyer një kredi që administratorët kanë ndaj Tirana Bank.
Folie Terrace, një nga qendrat më të mëdha të argëtimit në Tiranë, si Club Nate, i frekuentuar më së shumti nga të rinjtë, ishte shndërruar në një trend.
Debitorit Xhillari përmbarimi i ka nxjerrë në shitje edhe një truall me sipërfaqe totale 2764 m2, në Durrës me një vlerë në ankandin fillestar 304,000 (treqind e katër mijë) euro.
Prona në shitje për kreditorët e këqinj
Objekte të njohura për publikun, të tilla si City Park dhe një pjesë e kompleksi i Tropikal në Durrës janë vënë në shitje nga zyrat përmbarimore si kërkesë e bankave ndaj të cilave nuk janë shlyer kreditë. Por kërkesa jo fort e favorshme për blerjen e pasurive të paluajtshme në përgjithësi ke bërë që ankandet e këtyre objekteve në fazën e parë të tyre të mos jenë të suksesshme.