Fluturim falas dhe mijera dollare vetem te largohen nga Norvegjia

Fluturim falas dhe mijera dollare, vetem te largohen nga Norvegjia

Një familje me dy fëmijë ka të drejtë të marrë deri në 9,300 dollarë, si dhe fluturim falas për në vendit e tyre, ka bërë të ditur drejtoria e imigracionit në Norvegji.

Raportohet se më shumë se 900 njerëz e kanë pranuar ofertën e qeverisë.

“Refugjatët kanë menduar se sapo të vijnë në Norvegji do të merren në mbrojtje”, tha kreu i Drejtorisë Norvegjeze të njësisë të emigracionit të kthimit për mediat lokale.

Në vend të kësaj, kërkesat për bashkim familjar shpesh herë mund të zgjasin me vite dhe një numër i madh refugjatësh që janë larguar nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika nuk duan që të presin për një kohë kaq të gjatë.

“Në fillim të vitit, numri i azilkërkuesve ishte mesatarisht 100 në muaj, ndërkaq në tetor ka pasur 150 ndërsa në nëntor janë paraqitur 230 aplikacione”, tha zëdhensi i IOM-it Joost Van der Aalst.

Drejtoria Norvegjeze e Imogracionit ka deklaruar se mund të jetë e nevojshme që të zvogëlojë edhe vlerën e mbështetjes ekonomike që u ofrohet azilkërkuesve.

Refugjatët, të cilëve u është mohuar azili kanë mundësi të aplikojnë për ndihmë financiare që të kthehen në shtëpinë e tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama