Florenc Hoxha kercenon fotoreporterin Ik se ta futa aparatin ne gryke

Florenc Hoxha kercenon fotoreporterin: Ik se ta futa aparatin ne gryke

Ish-drejtori i Inspektoriat Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha, ka qenë pjesëmarrës në protestën e djeshme te parku i liqenit dhe ka kërcënuar fotoreporterin e gazetës Dita.

Sipas gazetës, Hoxha iu drejtua fotoreporterit me fjalët: Largohu që andej se ta marr aparatin ta fus në grykë.

“Ndërsa qëndronte nën shoqërinë e Albana Vokshit dhe disa djemve të tjerë që flisnin me të njëjtën vrazhdësi si edhe “miku” i tyre, ai vazhdonte të drejtohej me fjalë fyese, edhe pse askush nuk po e shqetësonte.

Pa pushtet dhe flet me këtë gjuhë, imagjinoni të ishte ai në krye të policisë bashkiake, çfarë mund t’u ndodhte protestuesve! Larg Florencit, se të rreh!”, shkruan Dita.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama