Çmimin Nobel për Kiminë këtë vit e morën tre shkencëtarë: Martin Karplus, Michael Levitt, dhe Arieh Warshel. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vlerësoi punën e tyre kërkimore në fushën e modeleve të elementeve me veti të shumëfishta të sistemeve komplekse kimike.
Çmimi me vlerën e 1,25 milionë dollarëve i ndahet në mënyrë të barabartë tre fituesve. Ata janë shkencëtari nga Austria Martin Karplus, i cili mban titullin e profesorit në Universitetin e Strasburgut dhe në atë Harvardit në Shtetet e Bashkuara; jugafrikani Michael Levitt, i cili gjithashtu e zhvillon punën e tij shkencore në Universitetin e Stanfordit dhe shkencëtari nga Izraeli Arieh Warshel, i cili punon në Universitetin e Kalifornisë Jugore, në Los Angeles.