Firefox OS sfidon Android dhe iOS

Firefox OS sfidon Android dhe iOS

Nën gjurmët e suksesit të Google me sistemin Android, edhe Firefox synon vendin e vet në tregun e sistemeve të operimit të telefonave inteligjentë. Firefox OS shtrihet aktualisht në 14 vende duke bashkëpunuar me kompani telefonike me emër si TIM në Italia, ZTE në Kinë apo edhe prodhues të telefonave si LG. Projekti u prezantua fillimisht në muajin shkurt, në maj sistemi i operimit i bazuar tek HTML5 u shtri në SHBA dhe Amerikën Latine.

Sipas drejtuesve të Firefox shitjet e telefonave inteligjentë me këtë sistem operimi ka qenë e kënaqëshme në vendet e Amerikës Latine dhe në disa vende të tjera në Europa, nisur nga cmimet relativisht të ulta me të cilën ofrohen këtë telefonë.

Avantazhi i Firefox OS është thjeshtësia e sistemit në krahasim me sistemet Android apo iOS, ndërsa disavantazhi më i madh konsiderohet mungesa e Ëhat’s App. Për këtë vetë Firefox ka udhëzuar klientët e tij që të përdorin mesazhet alternative në Facebook apo shërbime të tjera të ofruara.

Përpjekja e Firefox OS është sfidë goxha e madhe për të hyrë në tregun ku 93 përqind kontrollohet nga Android dhe iOS. Aktualisht Firefox është shtrirë vetëm në Amerikën e Veriut, atë latinë dhe Europën dhe së shpejti synon Azinë, treg ku Android sundon i pashqetësuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama