Fier fluks i madh kerkesash per punesim

Fier, fluks i madh kerkesash per punesim

Zyra e punësimit në Fier ka shënuar një fluks të lartë kërkesash për punësim në muajin korrik. 3600 persona kanë kërkuar informacion në lidhje me mundësitë e punësimit, ndërsa nga 1620 vende që janë shpallur të lira në periudhën janar- korrik, 1353 vende janë zënë.

Përgjegjësja e kësaj zyre, Fatmira Vruzhaj deklaroi se më tepër punësime ka pasur në rrobaqepësi, këpucari, ndërtim, dhe ruajtje të sigurisë fizike të objekteve, ndërkohë që janë edhe 465 vende të lira.

Të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet në rrethin e Fierit, bashkëpunojnë me zyrën e punësimit për çdo vend të lirë pune.

Vendimi i qeverisë për hapjen e zyrave të punës, është mbështetur nga subjektet private të cilat vazhdimisht bashkëpunojnë me zyrat për çdo vend të lirë që ato paraqesin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama