Fevziu zbulon lojen e Ramiz Alise ne burse ne ‘88 humbi 4072 kg ar ose 158 milione USD

Fevziu zbulon lojen e Ramiz Alise ne burse ne ‘88, humbi 4072 kg ar ose 158 milione USD
Vitet e liderit të fundit komunist në librin e Fevziut.
“Ramiz Alia urdhëroi të luhej në bursë, humbi 4072 kg ar”
“Humbja e shtetit shqiptar nga këto operacione në tregun botëror ishte 158 milionë e 624 mijë USD”


Me vetëvrasjen e kryeministrit Mehmet Shehu, për të u hap udha si pasardhës. Ramiz Alia do të ishte njeriu që do të udhëhiqte vendin pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, deri në ndërrimin e sistemeve. Në librin e tij, “100 vjet 1912-2012″, gazetari Blendi Fevziu rendit se cilat ishin lëvizjet e gabuara dhe shanset e humbura të Ramiz Alisë, si e humbi shansin për t’iu bashkuar Perëndimit përpara rënies së Murit të Berlinit, përse nuk pranoi ndihmën gjermane dhe tentativat e dështuara për të dalë nga rrënimi ekonomik, ku ishte zhytur vendi. Një lojë në bursë, do ta dërrmonte edhe më tej arkën e shtetit. Nga hetimet e bëra në fillim të viteve ’90, “humbja e shtetit shqiptar nga këto operacione në tregun botëror ishte 4072 kilogramë ar ose 158 milionë e 624 mijë dollarë amerikanë me kursin e sotëm”. Rënia e diktaturave lindore dhe dilema përpara liderit të fundit komunist në Europën Lindore.        

Pas vdekjes së Mehmet Shehut, ai ishte marrë fare pak me punët e shtetit. Vendin e drejtonte zëvendësi i tij, Ramiz Alia, i cili që prej vitit 1982 mbante edhe postin e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Hoxha e kishte parë fillimisht Alinë në vitin 1942, në shtëpinë e Syrja Selfos, një mikut të tij që e pushkatoi gabimisht pas lufte, siç dëshmon edhe njeriu që më pas ia prezantoi atë, Zeqi Agolli. Ata u takuan pikërisht në shtëpinë e tij:

“Ne po rrinim në oborr bashkë me Ramiz Alinë kur Enveri, që nga kati i dytë i banesës na shikonte me vëmendje. Pasditen që ai e vrojtoi Ramizin teksa bisedonte me mua në oborr, më thotë:

- Atë djalin e imët e kam parë dhe një ditë te shtëpia e Selfajve, që pozonte për bustin e të vëllait të vdekur të Syrjait. Kush është ai?

Enveri shkonte shpesh tek Selfot. Një ditë ai kish parë Ramizin që po pozonte në oborr për një bust për vëllain e vdekur të Syrjait. Ramizi ngjante jashtëzakonisht shumë me të vëllain e Selfos, që i kishte vdekur.

- Quhet Ramiz Alia, – i thashë unë. – Është me origjinë nga Shkodra dhe shok dhe djalë i shkëlqyer… Është prush kur bie fjala për pushtuesit italianë. Në mësime është absolut. Është tip inteligjent, i zgjuar dhe shumë i gojës.”

Hoxha u takua me Alinë dy ditë më vonë. As njëri dhe as tjetri, nuk mund ta merrnin me mend se 43 vjet më pas, ata do të bënin rokadën e madhe të pushtetit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama