Festivali Internacional i Fotografise ne Kajro fton fotografe shqiptare

Festivali Internacional i Fotografisë në Kajro fton fotografë shqiptarë

Festivali Internacional i Fotografisë që mbahet në Kajro këtë vit hap dyert edhe për fotografët shqiptarë. Ambasada e Republikës së Egjiptit në Tiranë i ka dërguar ftesë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për pjesëmarrjen në këtë konkurs

ndërkombëtar të artistëve fotografë shqiptarë. Sipas informacionit zyrtar konkursi është i hapur për fotografë amatorë dhe profesionistë dhe afati i fundit për të prezantuar fotot është 30 nëntori 2007. Ky festival i cili starton këtë vit për herë të parë kërkon të kthehet në një nga evenimentet më të rëndësishme për artin e fotografisë. Kohët e fundit kemi një lëvizje interesante ndaj kësaj gjinie, e cila ka marrë hov në shumë vende të botës. Festivali do të mbahet nga datat 16 deri më 21 dhjetor.


Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama