Festa e Hashures Kryegjyshi Boteror uron per me shume paqe

Festa e Hashures, Kryegjyshi Boteror uron per me shume paqe

Dita e Hashures festohet sot nga të gjithë besimtarët bektashinj. Kryegjyshi Botëror, Baba Edmond Brahimaj uroi sot besimtarët duke kërkuar më shumë paqe në botë e dashuri mes njerëzve. Kjo festë është një ditë e shënuar, pasi përkon me një sërë ngjarjesh të rëndësishme në historinë islame. Besimtarët bektashinj, e konsiderojnë si ditën e Martirizimit të imam Husejnit, që u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë, 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë. Megjithëse kjo ditë është konceptuar si një qerasje ëmbëlsire, Dita e Hashures është e rëndësishme për nga vlera shpirtërore që simbolizon dhe atmosfera vëllazërore që sjellë. Kjo ditë është dita e fundit e Matemit. Festa kremtohet ditën e dhjetë të tij, që nënkupton për besimtarët bektashinj zinë, në kujtim të të rënëve të Qerbelasë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama