Fermeret te ndertojne perkohesisht ne toka bujqesore

Fermeret te ndertojne perkohesisht ne toka bujqesore

Kuvendi miratoi dje me 73 vota pro të mazhorancës, projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9244,datë 17.06.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” të ndryshuar. u kalua me 73 vota pro. Diskutimeve në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Në këtë vendim, të gjithë fermerët lejohen të bëjnë ndërtime në tokat bujqësore, por kushti që i shoqëron është materiali që do të përdoret për ndërtim. Sipas projektligjit, materialet e përdorura për ndërtimet e serave, magazinave, linjat e prodhimit dh e transmetimit duhet të jenë të ndërtuara me material të përkohshëm dhe që nuk dëmtojnë tokën bujqësore.

Ky projektligj ndez dritën jeshile për ndërtimet në bujqësi, edhe pse vetë kryeministri para disa kohësh ka pezulluar të gjitha ndërtimet deri pas zgjedhjeve të radhës. Ndërtimi me materiale që lëvizin lehtësisht nga tokat bujqësore dhe nuk e dëmtojnë atë, shënohet edhe si një mundësi për të mos kthyer mbrapsht investimet e Bashkimit Evropian, për këtë sektor të ekonomisë. Nga problemet dhe përplasjet ligjit, Shqipëria dështon në marrjen e mbështetjes financiare.

Përfundimi ka dalë nga raporti i fundit vjetor për implementimin e asistencës financiare për zgjerimin, i cili i përket vitit 2012. Sipas këtij dokumenti për periudhën 2007-2012, Bashkimi Evropian kishte dhënë 430 milionë euro grante për vendin tonë. Por përgjatë kësaj periudhe Shqipëria ka mundur të përdorë vetëm 39 për qind të kësaj shume. Pjesa tjetër është shtyrë në kohë ose është djegur përfundimisht, një shifër që e liston Shqipërinë si një nga vendet që ka përfituar më pak nga ndihma financiare e BE. Fondet e BE nuk janë borxhe, por para të falura, të cilat ekonomia nuk ka mundur t’i përfitojë për një sërë arsyesh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama