Anne Bonn, 1719-1720
Piratja e Karaibeve
E lindur me emrin Anne Cormache, ajo ishte vajza e paligjshme e një avokati irlandez dhe shërbyeses së gruas së tij. Për shkak të skandalit, ata të tre u vendosën në një koloni në Karolinën e Jugut, ku babai i saj krijoi një plantacion. Më pas ajo ra në dashuri me një detar të varfër dhe të dy ikën në një bastion piratësh në Bahamas. Aty ajo takoi piratin e njohur Calico Jack dhe iu bashkua ekuipazhit të tij , e veshur si mashkull. Ajo u takua dhe u njoh me piraten tjetër të njohur, Mary Read.
Mary Read
Anglezja e Karaibeve
Mary Read u rrit si djalë nga nëna e saj në mënyrë që ajo të mund të mbante familjen, pas vdekjes së të atit. Ajo luftoi si djalë me ushtrinë flamande. Më pas ajo u martua, por bashkëshorti i saj vdiq shumë shpejt. Pasi u përball me një jetë tavernash ajo vendosi të vishej si burrë dhe të nisej në lundrim. Ajo iu bashkua bandës pirateske të Calico Jack dhe njihej si një luftëtare e thekur. Ajo u takua me Anne Bonney gjatë kësaj kohe dhe të dyja i treguan njëra-tjetrës sekretin se ishin femra.
Lady Killigreë, 1530-1570
Lady Mary Killigreë e mori titullin e nderit nga Elizabeta I. Ajo ishte bashkëshortja zv/admiralit të Kornuollit, Angli. Gjatë asaj kohe, piratëria lejohej nga autoritetet, për sa kohë nuk bëhej shumë zhurmë dhe nuk kishte gjakderdhje. Lady Killigreë e mori me entuziazëm të madh këtë sipërmarrje dhe në vitin 1583 ajo sulmoi një anije gjermane duke vrarë gjithë ekuipazhin. Anija e saj u largua me plaçkën që përfshinte xhevahire dhe argjend. Mbretëresha Elizabeta I dëgjoi për sulmin dhe u zemërua dhe e dënoi me varje, për ta ndryshuar dënimin e saj në dënim me burg, vetëm në momentin e fundit.
Grace O’Malley, 1530-1603
Irlandezja që komandonte 200 burra
Grace O’Mally u mësua me jetën e detit nga i ati. Ajo ishte një vajzë e re rebele, së cilës i pëlqente të lundronte në det, ndaj preu flokët dhe u vesh si djalë. Ajo u bë kreu i sipërmarrjes tregtare të familjes dhe arriti të kishte katër fëmijë, dy burra dhe të jetë prijëse e klanit të saj. Kur bashkëshorti i saj vdiq ajo doli në det dhe u kthye sërish tek klani i saj për të luftuar kundër anglezëve. Mendohet se ajo ka lundruar në lumin Tamiz që të takohej me mbretëreshën Elizabetë, ndërkohë që për kokën e saj ishte vënë një çmim.
Jacquotte Delahaye, shekulli i 17-të
Piratja franceze e Karaibeve
Jacqoutte Delahaye (Buccaneer) ishte një një priate franceze dhe së bashku me Anne Dieu-Le-Veut, një ndër femrat e pakta pirate. Babai i saj ishte francez, ndërsa e ëma haitiane. Jacquotte përshkruhet si një bukuri e rrallë që u bë pirate pas vrasjes së të atit. Nëna i kishte vdekur gjatë lindjes, ndërsa vëllai i saj vuante nga zhvillime të vonshme mendore. Për të shpëtuar nga ndjekësit e saj ajo bëri sikur kishte vdekur e filloi të jetonte me emër të rremë, e veshur si burrë, për shuam vite.
Anne Dieu-le-veut, shekulli 17-të
Anne Dieu- Fillimisht ajo ishte një nga ato gratë që dërgoheshin në Haiti nga autoritetet franceze, për t’u martuar me kolonët atje. Në Tortuga ajo u martua me piratin Pierre Length dhe kur ai u vra në vitin 1683, Anne ftoi në duel vrasësin e tij, piratin e famshëm Laurens de Graff. I mahnitur nga guximi i saj, ai i propozoi që të dilnin bashkë në det dhe ajo pranoi. Ndryshe nga femrat e tjera pirate, ajo nuk u maskua si burrë dhe për këtë arsye tërhoqi vëmendjen e gjithë botës në atë kohë.
Cheng I Sao
Piratja që udhëhoqi 1500 anije
Cheng I Sao mori rolin e të shoqit pas vdekjes së tij. Ajo udhëhiqte një konfederatë piratësh me mbi 1500 anije, të njohur si “Flota e Flamurit të Kuq”. Ajo ose duhej ose të merrte në dore frerët e drejtimit, ose do të kishte përfunduar prostitutë. Ajo është e njohur për disiplinën e hekurt dhe ndëshkimet brutale. Flota ushtarake kineze humbi 63 anije në përpjekje për ta kapur atë dhe në fund u detyrua t’u ofronte amnisti të gjithë piratëve. Ajo vendosi të hynte në bisedime dhe arriti të merrte faljen e shkruar për gjithë njerëzit e saj. Disa historianë e cilësojnë si “piraten më të mirë që ka jetuar ndonjëherë”.
Mary Crickett
Piratja që u dënua me varje
Mary Cricket ishte një pirate jo shumë e suksesshme, e cila u dënua me varje në Virxhinia. Duke qenë se ajo hynte e dilte shpesh nga burgu, si shumë të tjerë u dërgua me kolonitë në Amerikë. Thuhet se ajo është arratisur shumë herë dhe gjithnjë ka ndërruar emrin. Ndërkohë që për shumë piratë të famshëm ka fakte të dokumentuara, për femrat pirate ka më pak fakte. Dhe Mary Cricket është një ndër ato, për të cilat s’ka shumë informacion. Kjo mbase sepse nuk shkëlqeu si disa prej kolegeve të saj.
Jeanne de Clisson, 1300-1359
Luanesha e Britanisë
Jeanne de Clisson ishte piratja e frikshme, e cila i binte kryq e tërthor Kanalit Anglez duke kërkuar për anije franceze. Anijet që ajo drejtonte kishin emrin “Flota e Zezë” dhe ishin të lyera krejtësisht me të ngjyrë të zezë, ndërsa velat të kuqe. “Flota e Zezë” iu vë në ndjekje dhe shkatërroi anijet e mbretit Filipi VI duke treguar mungesë mëshire me ekuipazhin. Por Clisson e kishte gjithnjë zakon të linte dy ose marinarë gjallë, që ata të mund të tregonin se “Luanesha e Britanisë” ishte gjallë dhe kishte goditur sërish. Pas 13 vitesh pirateri, Clisson u strehua në Britani dhe u martua me Sër Walter Bentley.
Rachel Wall
Piratja e parë amerikane
Rachell Wall thuhet se mund të ketë qenë piratja e parë femër amerikane. Ajo lindi në vitin 1760 në Pensilvani, në një familje të devotshme presbiterane. Shumë shpejt ajo iku nga shtëpia me peshkatarin George Wall, i cili e braktisi sapo ato mbërritën në Boston. Atje ajo u detyrua të punonte si shërbyese, por pas ca kohësh bashkëshorti i saj u kthye dhe i mbushi mendjen asaj që ta ndiqte pas në plaçkitjet në det. Rachel, George dhe pasuesit e tyre u bënë eskpertë të piraterisë. Rachel u bë gruaja e fundit që u var në Masaçusets.
Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver











