Faturat e energjise falen kamatvonesat per 22 mije familje

Faturat e energjise, falen kamatvonesat per 22 mije familje

Kamatëvonesat për faturat e pashlyera të energjisë elektrike do të falen për 22 mijë familje në gjithë vendin. Dhe bëhet fjalë për ato familje që janë me ndihmë ekonomike.

Pas rreth një vit të ashpër me masa ndëshkuese mbi çdo debitor të energjise elektrike dhe pas shumë lajmesh mbi familje të varfra që qendrojnë në terr pasi nuk kanë mundësi të paguajnë, Qeveria bën kthesën.

Ka qenë Kryeministri Edi Rama i cili doli në një konferencë të posaçme nga selia qeveritare për të dhënë lajmin e mirë.

“Këto familje paguanin këste prej 1 mijë lekësh të reja në muaj, por nga sot deri më 31 janar të vitit 2016 do të kenë mundësinë t’i drejtohen zyrave të OSHEE-së për të lidhur kontratat e reja për shlyerjen e borxheve për energjinë elektrike pa kamatëvonesën”, tha Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama