Fatos Nanos iu ofrua nje pajisje pergjimi ja perse nuk u ble!

Fatos Nanos iu ofrua nje pajisje pergjimi, ja perse nuk u ble!

Politika shqiptare është futur në një krizë në lidhje me ekzistencën e një pajisje përgjuese në ambientet e policisë së shtetit. Ndërsa opozita është duke e kundërshtuar fortë një veprim të tillë, në anën tjetër vetë ministri Tahiri mohoi ekzistencën e një pajisjeje të tillë.

Por, Ylli Dylgjeri, ish-Sekretarit te Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ka deklaruar se një pajisje e tillë i është ofruar edhe qeverisë së Fatos Nanos, por përgjigja e Nanos ishte, flisni hapur se nuk kemi as përgjime dhe as lekë për të blerë përgjues.


Ja postimi i shkrimit të Ylli Dylgjerit:

Në vitet 2000-2004 kam drejtuar Ministrinë e Rendit nga posti i Sekretarit te Përgjithshëm. Trafiqet edhe në këtë kohë ishin prezente në vend. Kujtoj se një kompani italiane kontaktoi me zyren time për të demostruar një aparaturë përgjimi, prodhim i vetë kompanisë italiane. Deri këtu nuk pashë asnjë shqetësim për të refuzuar demostrimin. Ekspozitat kudo janë të hapura edhe për publikun. Me sa kujtoj, në çdo Kongres Interpoli, kompanitë e prodhimit të aparaturave inteligjente ekspozonin prodhimet e tyre në ambjentet ku zhvilloheshin punimet e kongresit. Për të mos u zgjatur u njoha me paisjen dhe perdorimin e saj dhe kaq. Më tej, nuk ishte në tagrin tim, apo në ligjin e Policisë së Shtetit përdorimi i kësaj paisje. Njëherësh nuk pati kërkush iniciative, apo ngasje, për ti hyrë aventures së blerjes. Biles po kujtoj edhe batutën e ish kryeministrit të kohës Nano, kur ne nguronin te flisnim hapur në telefon me Të, na e kthente me humor: fol hapur se nuk kemi as pergjime, e as lekë për të blerë përgjues!

Uroj që lajmi i hapur së fundi mbi paisjen e pergjimit në Ministrinë e Brendshme të jetë i rremë. Përndryshe, është SKANDAL!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama