Fatos Kongoli nje dite me veprat ne Sarande

Fatos Kongoli, një ditë me veprat në Sarandë

Por kësaj radhe për të parën herë, në Sarandë, në qytetin bregdetar është mbajtur një takim i veçantë me shkrimtarin e njohur. Jo vetëm për të folur rreth veprës së tij, botime të shkrimtarit që kanë shënuar sukses të plotë vitet e fundit brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe për të folur për botime te reja, për vepra që flasin në shumë gjuhë. Në këtë takim të organizuar nga Instituti i Librit dhe Promocionit, Bashkia e qytetit të Sarandës, si dhe Shoqata e Shkrimtarëve të këtij qyteti kanë qenë të pranishëm edhe letrarë të tjerë shqiptar. bashkë me ta dhe dy përfaqësuesit e shtëpive botuese greke, “Pataqis” në Athinë, një nga më të njohurat në Greqi dhe shtëpisë botuese “Desilas” në “Korfuz”, të cilët kanë marrë përsipër të botojnë dy nga veprat e Kongolit “Lëkura  e qenit” dhe “Ëndrra në kutinë e shkrepëses”. Shkrimtari i njohur vjen në këtë takim pas arritjeve që ka shënuar me botimet e tij vitet e fundit.

Pas pesë romaneve të ciklit “Burgjet e kujtesës”, (“I humburi”, “Dragoi i fildishtë”, “Ëndrra e Damokleut” dhe “Lëkura e qenit”), që e futën autorin në klubin e elitës së letrave shqipe, Fatos Kongoli befasoi në Shqipëri lexuesin me romanin “Te porta e Shën Pjetrit”, i cili brenda një jave në Tiranë u shit në 1200 kopje  dhe pas këtij suksesi u ribotua të paktën katër herë në gjuhën shqipe nga viti 2005 nga shtëpia botuese “Toena”. Në muajin prill  Kongoli promovoi në Tiranë romanin e tij më të ri “Jetë në një kuti shkrepësesh”, ndërkohë që po në këtë muaj Fatos Kongoli u nderua për veprën “Endrra e Damokleut” me çmimin “Vepra më e mirë letrare në origjinal” nga Shoqata e Botuesve të Maqedonisë në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Librit që u zhvillua në Shkup të  Maqedonisë. Por, si sukses i këtij autori është cilësuar edhe romani “Lëkura e qenit”, i cili po në fund të muajit shkurt të këtij viti është botuar në Poloni. Në qershor të vitit 2006 romani i Fatos Kongolit  “Lëkura e qenit”, u shpall “Libri i muajit” në Gjermani, ndërkohë që është botuar në Zvicër nga shtëpia botuese “Ammann Verlag” e Zurich-ut.

Marre nga : Gazeta Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama