Fanfara Tirana dhe Redi Hasa ne Itali

'Fanfara Tirana' dhe Redi Hasa ne Itali

Grupi “Fanfara Tirana” do të marrë pjesë në festivalin “Quarrata Folk Festival” në Quarrata të Italisë, në datën 26 qershor, ora 19:30. Ky grup i njohur për turnetë në mbarë botën do të shoqërohet kësaj here dhe nga instrumentistët Redi Hasa dhe Maria Mazzotta (Salento). Ata me muzikën e tyre në violonçel përfaqësojnë Mesdheun dhe Ballkanin. Ka disa vjet që ata interpretojnë mes zërit dhe violonçelit, dialog mesdhetar dhe ballkanik. Maria Mazzotta, me zërin e saj ka trashëguar brez pas brezi këtë muzikë, duke e sjellë nga Jugu i Italisë. Ndërsa melodia ritmike e violonçelit të Redi Hasës të kujton shpirtin ballkanik dhe hapësirën e Italisë Jugore, ndërsa rikrijojnë një muzikë të veçantë nga kontakti i vrullshëm i hulumtimit të tyre ekspresiv.

Muzika e grupit “Fanfara Tirana” frymëzohet nga folklori dhe sidomos nga muzika urbane shqiptare, që është riaranxhuar për instrumente frymore-bandistike. Folklor, xhaz dhe elemente “funky” dhe “reggae” ndërthuren së bashku në interpretimin e tyre. Melankolia e polifonisë dhe kabasë së Jugut vjen në mënyrë harmonike nëpërmjet tingujve të kësaj muzike


Albumi i tyre i fundit “Kabatronics” pati një jehonë ndërkombëtare me mbi 100 recensione me 4 e 5 yje nga media ndërkombëtare. Pjesëmarrja e tyre do të jetë dhe në skena të tjera ndërkombëtare si: Roskilde, Sziget, Mundial, Carnevale di Venezia, Roma Incontra il Mondo, Womex, Womad, Time in Jazz, Pohoda, Dranouter, Pirineo Sur, Pohoda etj. Nga 30 shtatori më 7 tetor 2015, do të jetë prezent në festivalet më të mëdha të vendit në Shanghai, Beijing, Foshan, Wuhan, Chongqing dhe Shenyang.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama