Familja e vrasesit shkon ne varrimin e dy vellezerve. Deshmia e djalit te xhaxhait

Familja e vrasesit shkon ne varrimin e dy vellezerve. Deshmia e djalit te xhaxhait

Familja Dushaj ka marrë pjesë sot në varrimin e dy vëllezërve Shkambi. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, kur Esat Dushaj ekzekutoi fqinjët e tij që kishin ardhur me pushime pasi jetojnë në Londer, zia ka pplakosur gjithë zonën. Familja Dushaj ka marrë leje dhe është pranuar të përcjellë në banesën e fundit dy vëllezërit që u vranë mizorisht nga i afërmi i tyre në rrethana ende të paqarta.

Djali i xhaxhait të Esat Dushajt, Ibrahim Dushaj:

Kishte dërguar shkesa për t’i kërkuar vajzën, ndërsa ata i kanë kthyer përgjigje negative, që nuk duan ta fejojnë. Pas një telefonate kryer kur Skenderi ishte në Angli e kishin lënë të takoheshim…

Ne kemi marrë leje të shkojmë në varrim sepse i kam njohur dhe i kam vëllezër. Kjo ishte një gjë e papritur, sikur qelli të kishte rënë në tokë, nuk do ta mendoja se kjo gjë do të kishte ndodhur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama