Faktoret qe mplakin lekuren e femres

Faktoret qe mplakin lekuren e femres
Nëse një femër ndjek një stil jete jo të shëndetshëm, lëkura e saj mplaket dhe e tregon atë 10 vjet më të moshuar. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar me 585 femra në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë dhe Spanjë. Studimi ka treguar se duhanpirja, ekspozimi i tepërt në diell dhe mosngrënia e frutave ndikojnë shumë në pamjen e jashtme të një femre.

Femrat e vëzhguara janë të moshës 45-75 vjeç. Dr. Andrew Mayes deklaroi: “E dinim që gjenet ndikojnë shumë në pamjen e jashtme, por studimi tregon që një rëndësi të madhe ka edhe mënyra e jetesës. Të dhënat janë marrë përgjatë 10 viteve dhe tregojnë qartë se femrat që ushqehen shëndetshëm dhe nuk pinë duhan, duken shumë më të reja se bashkëmoshataret e tyre që pinë duhan dhe nuk konsumojnë fruta.”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama