Fakte historike qe sfidojne plotesisht ate qe mendoni se dini per boten

Fakte historike qe sfidojne plotesisht ate qe mendoni se dini per boten

Atëherë kur mendoni se e kuptoni si funksionon bota, mësoni se...

 

1. Kryqi nazist ishte një simbol i së mirës, derisa nazistët e keqpërdorën atë

 

Kryqi nazist (zvastika) është përdorur për 3000 vjet dhe ka simbolizuar të mirën dhe fatin, deri para përdorimit të tij nga nazistët në Gjermani. Imazhi është përdorur nga kulturat në të gjithë botën, duke përfshirë të krishterët, hebrenjtë, hindutë, bidistët dhe madje amerikanët vendas. 

 

Disa uniforma amerikane e përdornin kryqin si simbol gjatë Luftës së Parë Botërore, Koka Kola e përdorte atë në reklama dhe siç shihet në foto, ekipi Edmonoton Swastikas përdori emrin e tij.

 

Për të ruajtur imazhin, është propozuar se versioni "në drejtim të akrepave të orës" duhet të paraqesë të keqen, kurse "versioni kundër akrepave të orës", të paraqesë të mirën. 

 

2. Debatet në gjendje të dehur ishin një aspekt kyç i procesit të vendimmarrjes

 

Ndoshta nuk duhet të jesh një Don Draper për të besuar në dobinë e alkoolit në vendin e punës. Kur historiani i famshëm grek, Herodoti, udhëtoi në Persi në vitin 450 para Krishti, ai gjeti një kulturë që e vlerësonte thellësisht mençurinë që vinte nga pija. Persianët që ai takoi siguroheshin që argumentet me rëndësi të bëheshin kur dikush ishte edhe i dehur, edhe esëll, pasi vetëm idetë që kishin kuptim në të dyja gjendjet, ishin vërtet me vlerë. 

 

3. Lojërat Olimpike e shpërblenin artin me medalje

 

Nga viti 1912 deri në vitin 1948, lojërat Olimpike organizonin gara në artet fine dhe fituesve u jepeshin medalje në arkitekturë, letërsi, muzikë, pikturë dhe skulpturë. Arti i krijuar duhet të kishte temë olimpike, ndaj veprat që fitonin medaljen e arit kishin emra sportesh. Vepra e parë fituese është shkruajtur nga themeluesi i lojërave moderne olimpike, Pierre de Frédy, i cili shkroi një pjesë “Ode për sportin”. 

 

4. Ngjyra rozë nuk ka qenë gjithmonë ngjyrë vajzash dhe ngjyra blu nuk ka qenë gjithmonë njgyrë djemsh, në fakt, ka qenë krejtësisht e kundërta

 

Dallimi i ngjyrës blu për djemtë dhe i ngjyrës rozë për vajzat nuk ekzistonte para mesit të shekullit të njëzet. Shumë njerëz e dinë se presidenti Franklin Ruzvelt vishte fustane kur ishte fëmijë, por kjo ishte një praktikë e zakonshme për kohën. Fëmijët visheshin me ngjyra neutrale ndaj gjinisë, zakonisht me të bardha dhe nuk i prisnin flokët deri në moshën gjashtë apo shtatë vjeç. Kjo deri kur dyqanet e veshmbathjeve filluan të tregtonin ngjyra specifike për gjininë dhe prindërit filluan të preokupoheshin për t’u siguruar se fëmijët po visheshin me ngjyrat “e duhura”. 

 

5. Dikur anglishtja ishte një gjuhë për njerëzit e thjeshtë, ndërsa elita britanike fliste frëngjisht

 

Anglishtja i përkiste popullit. Në vitet e formimit të gjuhës, ajo flitej nga njerëzit e thjeshtë, ndërsa gjykatat dhe aristokracia angleze fliste më tepër frëngjisht. Kjo ndodhi gjatë pushtimit norman në vitin 1066, i cili shkaktoi vite ndasie midis “zotërinjve” që adoptuan një frëngjishte anglo-normane. 

 

Theksi britanik u krijua pas Luftës Revolucionare, në shekullin e 18-të. Ndërsa theksi anglez i shkollave publike u bë zyrtar në shekullin e 19-të dhe u adoptua nga njerëzit që donin të dukeshin më të sofistikuar. 

 

6. Paratë dikur krijoheshin për t’i shkurajuar njerëzit nga pasja e pasurive

 

Sipas historianit grek, Plutonit, në librin e tij “Jeta e Likurgut”, spartanët përdornin shufra hekuri si monedha, me shpresën se kjo do t’i shkurajonte ata nga ndjekja e pasurisë. Monedha e pazakontë, e quajtur “Obeloi” kërkonte që transportimi i sasive të mëdha të bëhej nga qetë. 

 

Po ashtu, diçka që mund të ndryshojë mënyrën sesi mendoni për paratë bashkëkohore:  Presidentët amerikanë supozohej të mos viheshin në monedhat kombëtare, pasi kjo shihej si një praktikë e monarkive. 

 

7. Një gjumë i mirë gjatë natës duhet të shoqërohej nga një zgjim në mes të gjumit 

 

A flemë të gjithë keq? Sipas një kërkimi për zakonet e të fjeturit para shekullit të 20-të, njerëzit nuk flinin në mënyrë të pandërprerë, por zgjoheshin në mes të gjumit, për ta ndarë procesin në dy pjesë. Gjatë kësaj kohe, ata përfshiheshin në disa aktivitete, si leximi, shkrimi, ndërsa çiftet mund ta kalonin pushimin duke bërë seks. 

 

Ky lloj gjumi ishte produkt i njerëzve që shkonin në shtrat herët, para shpikjes së elektricitetit. Shoqëria bashkëkohore duket e përshtatur ndaj një senace të vetme gjumi, por kjo nuk do të thotë se tranzicioni ka qenë kaq i butë. Thuhet se ata që zgjohen natën mund të marrin sinjale nga trupi për t’u kthyer në mënyrën e mëparshme të funksionimit. 

 

8. Gudulisja mund të ketë qenë një torturë

 

Kjo mund të jetë një legjendë, por ende, gudulisja nuk është shaka. Ajo mund të jetë përdorur si një formë torture gjatë Dinastisë Han, pasi viktimat mund të përmendeshin shpejt dhe nuk mbeteshin shenjat të abuzimit fizik në trup. Edhe romakët e lashtë mund ta kenë përdorur atë si torturë, ku përdorej një dhi e cila lëpinte shputat e pengjeve. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama