Facebook-u blen WhatsApp-in

Facebook-u blen WhatsApp-in

Facebook do të blejë aplikacionin e shërbimit të mesazheve WhatsApp për 19 miliardë dollarë, që do të jetë blerja më e madhe që është bërë më parë nga Google, Microsoft apo Apple. Rrjeti më i madh social ka bërë të ditur lajmin duke sqaruar se 12 miliardë do t’i paguajë me aksione nga Facebook, ndërsa 4 miliardë do t’i paguajë cash.

Marrëveshje ka vlerën e 9% të vlerës së Facebook-ut në treg. Për krahasim, blerja më e madhe e Google është ajo e Motorola Mobolity për 12.5 milionë dollarë, ndërsa e Microsoft është blerja e Skype për 8.5 milionë dollarë, kurse Apple kurrë nuk ka bërë ndonjë marrëveshje mbi 1 milion dollarë.

Me blerjen e WhatsApp, Facebook synon të thithë audiencë tek të adoleshentët dhe të rinjtë që gjithnjë e më shumë po përdorin këtë shërbim bashkëbisedimi online jashtë Facebook-ut, pasi ata shmangin rrjetin social për shkak se aty kanë gjyshërit, prindërit dhe shefat e punës.

Facebook nuk do të integrojë WhatsApp në rrjetin social, por do të krijojë një program të saj jashtë Facebook-ut. Me një fjalë, WhatsApp do të vazhdojë të jetë një shërbim më vete, siç ndodhi edhe me Instagram-in edhe pas blerjes nga Facebook dy vjet më parë për 715.3 milionë dollarë.

WhatsApp ka më shumë se 450 milionë përdorues aktivë çdo muaj. Kompania ka gjithsej 55 punonjës. Mark Zuckerberg thotë se WhatsApp është në rrugën e arritjes së një miliardë përdoruesve. Marrëveshja pritet të mbyllet në fund të këtij viti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama